Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja reagon për sulmin në Poloni

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se është i “shokuar”, pas raportimeve se raketat apo granatat kanë goditur në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

“I shokuar me lajmin se një raketë apo armatim tjetër ka shkaktuar vdekjen e personave në Poloni. Ngushëllime familjeve. Ne qëndrojmë me Poloninë. Jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët tjerë”, ka shkruar Michel në postim në Twitter.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar po ashtu pas raportimeve.

Ai ka thënë se është në kontakt me partnerët lidhur me ngjarjen.

“BE-ja shpreh ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave. Dhjetëra raketa patën cak Ukrainën sot. Solidaritet i plotë me Poloninë dhe Ukrainën”, ka shkruar Borrell.

Ndërkohë, ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Edhe Blinkeni fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni Botë Blinkeni fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni

“E alarmuar nga raportimet për shpërthim në Poloni, pas sulmit masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës”, ka shkruar ajo duke shprehur ngushëllime.