Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, është favorizuar për t’u zgjedhur edhe për një mandat të dytë në pozitën që mban.
Të tri partitë e koalicionit në qeverinë gjermane kanë mbështetur përzgjedhjen e Steinmeier president, për të shërbyer edhe pesë vjet të tjera në këtë detyrë.
Presidenti i Gjermanisë do të zgjidhet më 13 shkurt nga një asamble speciale e përbërë nga deputetët e parlamentit të Bundestagut dhe përfaqësues të 16 vendeve të Gjermanisë, raporton AP.
Social Demokratët, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit - partia e tretë në koalicionin e Scholz, pritet të kenë shumicën në kuvend.
Presidenti, i cili mbush 66 vjeç këtë të mërkurë, ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar edhe për një mandat, fillimin e të cilit do t’ia dedikojë punës për lehtësimin e situatës nga pandemia COVID-19.
Edhe
Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë
Para se të vinte në pozitën e presidentit në vitin 2017, Steinmeier ka shërbyer për dy mandate si ministër i Jashtëm i kancelares, Angela Merkel, ndërsa para kësaj pozite, ai ishte shef i kabinetit të kancelarit, Gerhard Schroeder.
Disa figura në CDU kanë bërë thirrje që partia e tyre të emërojë një grua për t'u bërë kryetarja e parë femër e shtetit në Gjermani.