Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, ka thënë të premten se shpreson që një armëpushim në Gazë të arrihet “maksimumi në ditët në vijim”.
“Ne shpresojmë të arrijmë një armëpushim në Gazë në ditët në vijim, maksimumi, dhe shpresojmë që asnjë zhvillim negativ të mos e bëjë situatën edhe më keq se që është”, ka thënë Sisi gjatë një fjalimi në akademinë policore të Egjiptit.
Presidenti ka thënë se duhet të rritet hyrja e ndihmave në Gazë, dhe se palestinezët e zhvendosur në qendër dhe në jug të Gazës, duhet të lejohen të lëvizin në veri.
“Jemi duke folur për arritjen e një armëpushimi në Gazë, hyrjen e një sasie më të madhe të ndihmave, dhe lejimin e njerëzve në qendër dhe në jug të Gazës, të zhvendosen në veri”, ka thënë ai.
Bisedimet për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë. Javën e kaluar pritej që kjo të arrihej para fillimit të muajit të Ramazanit, mirëpo plani dështoi.
-
Armëpushimi në Gazë mund të arrihet brenda disa ditësh, thonë zyrtarët izraelitë
-
Hamasi kërkon garanci për fundin e luftës në propozimin e SHBA-së për armëpushim
-
Trumpi thotë se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushim 60-ditor në Gazë
-
Trumpi pret që armëpushimi në Gazë të arrihet javën e ardhshme
-
Egjipti mirëpret Hamasin për përpjekjen e re të armëpushimit në Gaza