Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është kritikuar për deklaratat e tij në lidhje me komunitetin LGBT. Bolsonaro ka thënë se Brazili nuk duhet të bëhet parajsë e turizmit homoseksual.
"Brazili nuk mund të jetë vend i botës homoseksuale, përkatësisht i turizmit homoseksual. Ne kemi familje", ka thënë mes tjerash presidenti brazilian, transmeton KTV.
Bolsonaro, ish-kapiten i ushtrisë, konsiderohet figurë përçarëse, komentet raciste dhe homofobike të të cilit kanë zemëruar shumë brazilianë.
Në intervistat e mëparshme ai ka thënë do të preferonte t’i vdiste djali sesa ta kishte një djalë homoseksual.