Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se presidenti Volodymyr Zelensky mund të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, vetëm pas një beteje që pritet të jetë e madhe për rajonin lindor të Donbasit.
Podolyak ka thënë se Ukraina është e gatshme për beteja të mëdha, sikurse ajo për Donbasin dhe më pas do të ketë pozicion më të fuqishëm negociues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t'i fitojë ato, veçanërisht në Donbas. Dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë”, ka thënë ai, raportoi CNN-i.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se parashikohet një sulm i madh në Donbas nga Rusia pas ndryshimit në strategjinë ushtarake që është fokusuar në lindjen e vendit.