Astronautët e Nasas do të fluturojnë me veshje me stil, pasi kompania e famshme e veshjeve “Prada” do të ndihmojë të dizajnohen veshjet hapësinore për misionet në Hënë nga viti 2025, raporton BBC.
Kompania e famshme italiane do të punojë për dizajnimin e veshjeve përkrah kompanisë private, Axiom Space.
Në një komunikatë për media, Axiom ka thënë se Prada do ta sjellë ekspertizën me materiale dhe prodhim për këtë projekt.
Artemis dhe Prada kanë thënë se do të përdorin “teknologji inovative dhe dizajnë” për të lejuar “eksplorim më të madh në hapësirën hënore”.
Misioni “Artemis 3” do të jetë i pari që do të ulet në Hënë me astronautë që kur “Apollo 17” u ul në vitin 1972. Po ashtu në ekuipazh do të jetë Christina Koch, gruaja e parë që do të ulet në Hënë.
-
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
-
NASA planifikon të dërgojë astronautë në mision në Hënë, për herë të parë në mbi 50 vjet
-
Shkencëtarët dizajnojnë kostumin hapësinor që e kthen urinën në ujë të pijshëm
-
NASA shtyn deri në vitin 2025 nisjen e misionit për në Hënë me astronautë
-
Nasa tregon emrat e katër astronautëve që do të fluturojnë në Hënë