Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Poroshenko nënshkruan Projekligjin diskutabil për gjuhën në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës ka nënshkruar një projektligj të diskutueshëm, që e bën gjuhën ukrainase të detyrueshme në shkollat shtetërore që nga klasa e pestë.

Petro Poroshenko ka nënshkruar projektligjin, ndonëse kishte marrë kritika nga pakicat etnike në Ukrainë.

Ligji nuk përjashton gjuhët tjera, nxënësit mund të mësojnë në gjuhët e tyre amtare si lëndë të ndarë.

Por kjo nuk e ka qetësuar frikën e grupeve minoritare, siç janë polakët, rumunët dhe hungarezët, që përbëjnë një numër të konsiderueshëm të komuniteteve etnike në Ukrainë.

Rusia ka kritikuar këtë ligj, duke thënë se është dizajnuar “ me forcë për të krijuar një regjim të gjuhës mono- etnike një një shtet shumëkombësh”.

Edhe Zelensky nënshkruan ligjin e ri të mobilizimit ushtarak Botë Zelensky nënshkruan ligjin e ri të mobilizimit ushtarak

Gjuha është bërë çështje diskutabile në gjithë vendin sidomos në rajonet lindore të Ukrainës, ku shumica e popullsisë flet rusisht.

Ky projektligj hedh poshtë ligjin e miratuar në vitin 2012 nga presidenti, Viktor Yanukovych, që lejonte minoritetet të flasin gjuhët e tyre kudo që ata përfaqësonin më shumë se 10 për qind të popullsisë.