Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin që rregullon politikën shtetërore në zonat në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
Ligji, i cili ka qenë subjekt i tensioneve dhe demonstratave në këtë vend, stabiliteti i të cilit është minuar nga gati katër vjet luftë, është miratuar me mbështetjen e 280 ligjvënësve nga 450 sa ka Parlamenti i Ukrainës, bën të ditur REL.
Ligji tani duhet të nënshkruhet nga presidenti Petro Poroshenko, i cili e ka mbështetur atë dhe e ka mirëpritur miratimin e tij.
"Do të vazhdojmë t'i hapim rrugë riintegrimit të tokave të pushtuara të Ukrainës përmes hapave politikë dhe diplomatikë", ka shkruar Poroshenko në Twitter.
Ligji e etiketon Rusinë si "agresor", ndërsa pjesët e provincave Donjeck dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët, i konsideron "territore përkohësisht të pushtuara".
Mbi 10,300 njerëz janë vrarë në lindje të Ukrainës prejse ka nisur konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në prill të vitit 2014.
-
Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?
-
Putini lëshoi një dekret, tani mijëra ukrainas përballen me humbjen e shtëpive të tyre
-
Cilat janë pikat territoriale që po shkaktojnë ngërç në bisedimet për Ukrainën
-
Moska miraton ligje për të forcuar mbrojtjen nga sulmet ukrainase
-
Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ua dorëzojnë tokën e tyre pushtuesve