Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të qëndrojë një ditë në Britani për vizitë zyrtare.
Pompeo do të zhvillojë bisedime në mes të shqetësimit të administratës Trump, në lidhje me vendimin për ta lejuar gjigantin e teknologjisë kineze Huawei të ketë rol në rrjetin 5G të Britanisë, transmeton KTV.
Pompeo, më parë tha që teknologjia e Huaweit paraqet rrezik spiunimi, duke shtuar se SHBA-ja nuk do të jetë në gjendje të shkëmbejë informacione me shtetet që e përdorin atë.
Por, sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka mohuar se vendimi do të ndikojë në marrëdhëniet e shkëmbimit të inteligjencës Britani-SHBA.
E, pas Britanisë, të enjten, Pompeo udhëton për në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Rubio takon Modin gjatë vizitës në Indi, energjia në krye të agjendës
-
Trumpi do të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm