Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë "pak më shumë kreative", pasi të dyja palët duan t'i rinisin bisedimet për t'i dhënë fund programit bërthamor të Phenjanit.
Duke folur për gazetarët në Uashington, Pompeo nuk tha se kur do të nisin bisedimet.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, muajin e kaluar, me të cilin është pajtuar për rinisjen e bisedimeve, transmeton rel.
Gjatë këtij takimi, Trump është bërë presidenti i parë amerikan që ka shkelur në Korenë e Veriut.
Trump dhe Kim kanë zhvilluar dy takime për çështjen bërthamore.
Takimi i fundit në Hanoi, në muajin shkurt, ka përfunduar pa marrëveshje, pasi SHBA-ja ka këmbëngulur në denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve.
-
SHBA-ja e gatshme për të rinisur bisedimet me Korenë Veriore
-
Trumpi thotë se planifikon të takohet me Kim Jong Unin këtë vit
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Koreja e Veriut “nuk po reagon” ndaj përpjekjeve të SHBA-së për të vënë kontakt
-
SHBA dhe Koreja e Veriut rinisin bisedimet bërthamore