Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e përshkroi “Hezbollahun” si rrezik për stabilitetin në Lindje të Mesme, teksa diskutoi të mërkurën me zyrtarët në Izrael rreth grupit të armatosur libanez, të mbështetur nga Irani, pak para se të nisej për vizitë në Bejrut.
Pompeo, i cili është nisur në një xhiro rajonale për promovimin e politikave të serta të administratës Trump kundër Iranit, u paralajmërua nga Izraeli për rrezikun e një përballjeje të re me forcat e “Hezbollut”, të cilat mund ta zbehin intervenimin amerikan në luftën në Siri, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Gjatë takimit në Jerusalem me presidentin izraelit, Reuven Rivlin, Pompeo i cilësoi “Hezbollahun”, “Hamasin” palestinez dhe houthit në Jemen – që të gjitha të mbështetura nga Irani – si “entitete që përbëjnë rrezik për stabilitetin në Lindje të Mesme dhe sigurinë në Izrael”.
“Ata janë të vendosur ta shlyejnë këtë vend nga faqja e dheut ndërsa ne e kemi obligim moral dhe politik që ta shmangim një gjë të tillë. Duhet ta dini se SHBA-ja është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Pompeo gjatë takimit.
-
Trumpi propozon që Siria ta luftojë Hezbollahun, ideja ngjall shqetësime në rajon
-
Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër
-
Irani mbështet Hezbollahun, mbetet në pikëpyetje marrëveshja më e gjerë e paqes
-
Irani paralajmëron se sulmet izraelite në Liban kërcënojnë armëpushimin me SHBA-në
-
Izraeli mund ta sulmojë infrastrukturën ushtarake dhe energjetike të Iranit, thonë zyrtarë amerikanë