Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka deklaruar të martën se shteti i tij mund t’i trajtojë deri në 10.000 ushtarë ukrainas në spitalet e vendit, nëse është e nevojshme.
Morawiecki ka thënë të martën se tashmë dhjetëra ukrainas janë duke u trajtuar nëpër spitalet polake, raportoi BBC-ja.
Kryeministri polak ka marrë të martën në hapjen e “qytetit të parë kontejner” në Lviv, në perëndim të Ukrainës, për refugjatët nga lindja e këtij vendi, ku po zhvillohen luftimet më të mëdha.
Qyteti mund të akomodojë ndërmjet 300 e 500 gra dhe fëmijë të cilët kanë ikur nga luftimet në lindje të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri polak: Ukrainasit po luftojnë për sigurinë e Evropës
-
Polonia me program të ri trajnimi ushtarak, synon 400,000 qytetarë
-
Polonia synon të trajnojë 100,000 rezervistë ushtarakë çdo vit
-
Polonia njofton “planin e trajnimit ushtarak” për të gjithë burrat
-
Polonia s’e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë