Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë të martën se trupat ukrainase po luftojnë për sigurinë e Evropës.
Morawiecki ka thënë se vendi që e drejton nuk mund t’i lërë fqinjët të vetëm dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera që ta mbështesin, siç e quan ai, shpirtin luftarak të Ukrainës.
“Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake dhe të kujdesemi për më të dobëtit. Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë”, ka thënë ai në Lviv, në inaugurimin e strehimit të ri të përkohshëm për personat e zhvendosur, raportoi BBC-ja.
Qeveria polake thotë se në partneritet me Ukrainën, deri në 5000 ukrainas të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit do të strehohen në qytete të përkohshme siç është bërë tani Lviv.
-
Polonia e gatshme t’i trajtojë deri në 10 mijë ushtarë ukrainas
-
Polonia shpreh gatishmëri për të mbështetur Ukrainën
-
Morawiecki: Miliona migrantë mund të arrijnë në Evropë nëse nuk ashpërsohen kontrollet
-
Pavarësia e Polonisë rrezikohet nëse Ukraina kapitullon, thotë Tusk
-
Macron lavdëron ukrainasit: Po luftojnë për tërë Evropën