Botë

Polonia bën thirrje për një mision ndërkombëtar paqeruajtës në Ukrainë

Zëvendëskryeministri i Polonisë, Jaroslaw Kaczynski, ka bërë thirrje që të dërgohet një mision ndërkombëtar paqeruajtës në Ukrainë.

Thirrja ka ardhur pasi liderët e Polonisë, Sllovenisë e Çekisë u takuan me ata të Ukrainës në Kiev.

“Besoj se një mision paqeruajtës i NATO-s apo një mision më i gjerë ndërkombëtar është i nevojshëm, që të jetë në gjendje të mbrojë veten dhe të operojë në Ukrainë. Ukraina ka nevojë për ndihmë”, ka thënë Kaczynski.

Sot ministrat e mbrojtjes së NATO-s do të takohet në Bruksel.

Me të arritur në selinë e NATO-s, ministri i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, ka thënë se duhet shikuar në detaje para se të merret një vendim për forcat paqeruajtëse.