Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politikani që mendon se Evropa është pushtuar

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, mendon se do ta fitojë të dielën shumicën e mbështetjes së nevojshme të votuesve për ta drejtuar Qeverinë e vendit edhe në mandatin e tretë radhazi.

Rrjedhat politike në Hungari kanë peshë edhe për Bashkimin Evropian për shkak se Budapesti zyrtar po i sfidon gjatë viteve të fundit politikat e bllokut dhe rendin liberal evropian. Orbani pretendon se është mbrojtës i Hungarisë dhe Evropës kur vjen puna te, sipas tij, rreziku që përbëjnë emigrantët, sidomos myslimanët, për kontinentin e vjetër.

Orban e vë sovranitetin kombëtar para të gjitha çështjeve të tjera. Por kritikët e akuzojnë si racist dhe autoritar.

Në janarin e vitit 2015, katër ditë pas sulmeve terroriste në një revistë satirike franceze, në rrugët e Parisit marshuan më shumë se 1.5 milionë qytetarë. Ishin të pjesëve të ndryshme të botës. Shumica francezë dhe evropianë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)