Policia dhe xhandarmëria spanjolle nuk po lejojnë mbajtjen e referendumit për pavarësinë në Katalonjë, duke bërë bastisje në qendrat ku ishin duke u bërë përgatitje për votim.
Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se nuk kanë lejuar referendumin e jashtëligjshëm për pavarësi të planifikuar për sot në rajonin e Katalonjës dhe se kanë nisur konfiskimin e të gjitha fletëve dhe kutive të votimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, siç raporton Reuters, Policia ka ndërhyrë në qendrën e votimit ku pritej të votonte lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, transmeton Koha.net.
Policia ka përdorur sëpata për të thyer një dritare në qendrën sportive që po përdorej si qendër votimi dhe hapi me dhunë derën e saj në provincën Girona.
Pamjet direkte të televizioneve shfaqin policë me bereta të zeza dhe mburoja për trazira që vërshojnë qendrën e votimit, që me gjasë kërkonin kutitë e votimit, ndërsa votuesit e mbledhur, me duart e ngritura lartë, këndonin pandërprerë himnin katalan.