Arrestimi dhe burgosja e liderit opozitar rus Alexei Navalny ka nxitur protesta rrugëve në Rusi. Me vendosmërinë e Kremlinit që këto protesta të shtypen, policia ka shënjestruar aktivistë opozitarë në vend, aq sa edhe në Vladivostok.
Një video online ka shfaqur pamjet e protestuesit Gennady Shulga në Vladivostok i cili mbahet me forcë mbi tasin e ushqimit të qenit të tij, ndërsa policia ruse e merr në pyetje në shtëpinë e tij.
BBC-ja ka shkuar për ta intervistuar atë, i cili i ka thënë mediumit se ajo video është publikuar “për t’i treguar njerëzve se çfarë mund të bëjnë autoritetet”.
Ai beson se videoja është lëshuar për të frikësuar njerëzit.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 400 të arrestuar gjatë protestave masive në Rusi
-
Navalnyt i përkeqësohet gjendja gjatë grevës së urisë
-
Navalny u kërkon mbështetësve të mos dorëzohen para kërcënimeve
-
Rusia nuk ka ku t’i mbajë 10 mijë protestuesit e arrestuar
-
Rusia përgatitet për protestat e paralajmëruara për Navalnyn, shtrëngon masat në kryeqytet