Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve në Paris, të cilët kanë marshuar për të pestën të shtunë radhazi kundër miratimit të të ashtuquajturave pasaporta të vaksinimit kundër COVID-19.
Me mijëra qytetarë kanë marshuar nëpër rrugët e qyteteve të shumta të Francës, për të kundërshtuar dokumentet që tani janë të domosdoshme për hyrje në restorante, bare, palestra sportive si dhe në trena, autobusë e aeroplanë.
Rreth 1 mijë e 600 policë janë angazhuar në tri marshime të ndara në Paris, të mbajtura një javë pas hyrjes në fuqi të ligjit për pasaportat.
Protestuesit pretendojnë se ato përbëjnë kufizim të lirive të tyre dhe janë maskim për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Mijëra francezë marshojnë në Paris kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Francë, vazhdojnë protestat kundër vaksinimit të detyruar ndaj COVID-19
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Policia në Los Angeles hedh gaz lotsjellës ndaj turmave
-
Të paktën 667 persona u arrestuan për protestat në Francë