Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra francezë marshojnë në Paris kundër vaksinimit të detyrueshëm

Me mijëra francezë marshuan nëpër rrugët e Parisit të shtunën, për të katërtën javë radhazi, në kundërshtim të vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19.

Protesta është mbajtur dy ditë pasi që Këshilli Kushtetues në Francë i mbajti në fuqi shumicën e dispozitave të ligjit të ri që e zgjatë listën e vendeve, për hyrje në të cilat kërkohen pasaportat e vaksinimit.

Që nga e hëna, këto dokumente do të jenë të nevojshme për hyrjet në kafene dhe restorante, si dhe për udhëtime në distanca të gjata e në disa raste edhe në spitale. Turma e protestuesve parakaloi në mënyrë të qetë nëpër Paris, e rrethuar nga forcat e ruajtjes së rendit.