Policia pakistaneze ka arrestuar tetë burra të sektit Ahmadi të islamit të shtunën pasi kishin hapur zjarr mbi një grup myslimanësh suni, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër, raportoi AP.
Zyrtari policor Faisal Mukhtar tha se ahmedianët qëlluan mbi sunitët ndërsa ata po këndonin poezi fetare në fshatin Bahuman. Një i dyshuar i mitur është ende i zhdukur.
Vrasja ishte një rast i rrallë i dhunës së ushtruar nga ahmedianët, të cilët prej kohësh kanë pasur urrejtje kundër shumicës suni të Pakistanit, të cilët i konsiderojnë ata heretikë.
Sekti Ahmadi besojnë se një profet shtesë i quajtur Ghulam Ahmad u dërgua nga Zoti në shekullin e 19-të, shekuj pas Profetit Muhamed. Kjo pikëpamje është në kundërshtim me parimin themelor islam se Muhamedi ishte i dërguari i fundit i zgjedhur i Zotit.
Pakistani në kushtetutën e tij më 1974 deklaroi në mënyrë specifike se ahmedianët nuk janë myslimanë dhe nuk mund të quhen apo ta quajnë veten kështu. Gjithashtu i ndaloi ata të predikonin.
-
Katër të arrestuar për sulmin vetëvrasës në Islamabad
-
129 myslimanë të arrestuar për sulmin ndaj të krishterëve në Pakistan
-
Pakistanezja pretendon se është profete e islamit
-
Të paktën 9 të vrarë në protestën pro-Iranit pranë Konsullatës së SHBA-së në Karachi
-
Sulm vetëvrasës në një xhami në Pakistan, dhjetëra të vrarë