Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia në Texas ndërpret “ritualin therës” të kafshëve, 12 të arrestuar

Rreth 12 persona janë arrestuar nga policia në Teksas, pas raportimit nga disa banorë që brenda një shtëpie po sakrifikoheshin kafshë.

Siç raportojnë mediet e huaja, policia ka gjetur të ngordhura një numër të madh të kafshëve dhe shpezëve, tek personat që kishin nisur një “ritual therës”.

Policia raporton se kishin gjetur kafshë të ngordhura e të shpërbëra nëpër shtëpi në San Antonio.

Elizabeth Gonzalez, reshtere, thotë se kishin parë një grua me thikë në dorë duke prerë disa pula. Në mesin e tyre kishe edhe dhi dhe disa kafshë tjera.

Gonzales, e ka cilësuar këtë ritual si “të panjohur”.

Rreth 12 persona u arrestuan dhe do të përballen me akuza për mizori ndaj kafshëve jo blegtorale.