Policia në Rusi sot ka bastisur një manastir në malet Urale, duke arrestuar një prift renegat që kishte marrë drejtimin e këtij manastiri dhe pretendohet se kishte shtyrë murgeshat të kryejnë vetëvrasje, raporton agjencia Reuters.
Sergyi është dërguar në Moskë, rreth 1400 kilometra larg manastirit, ku gjykata ka urdhëruar të qëndrojë në paraburgim për dy muaj.
Në xhirimet e publikuara në internet shihet policia e trazirave gjatë bastisjes.
“Ata na kanë ndjekur, kanë larguar gjithë fëmijët tanë, nuk na lanë të marrim rroba të nxehta. E shtrinë përtokë priftin”, ka thënë një burim.
Prifti Sergyi, emri i vërtetë i të cilit është Nikolai Romanov, ka bërë bujë duke mohuar ekzistencën e koronavirusit, duke ngre zërin kundër mbylljeve të kishave gjatë ashpërsimit të masave, ndërsa kritikoi Kishën Ortodokse Ruse.
Ai e mori kontrollin e manastirit Sredneuralsky në Yekateriburg në qershor dhe refuzoi të largohej.
Edhe
Prifti rus që udhëhoqi shërbimet përkujtimore të Navalnyt është ulur në detyrë
Komiteti i Hetimeve, e ka akuzuar atë se ka shtyrë dhjetë murgesha drejt vetëvrasjes dhe ka shpërndarë videot online.
Ai më herët ishte dënuar me 13 vjet burgim për vrasje dhe plaçkitje, por u lirua në vitet 1990-ta.