Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prifti rus nën hetim pasi bekon statujën e Stalinit

Një prift ortodoks rus është nën hetim pasi u incizua duke bekuar një statujë të re të diktatorit sovjetik, Joseph Stalin.

Incidenti ndodhi kur u zbulua monumenti tetë metra në qytetin Velikiye Luki.

Në një deklaratë, dioqeza e priftit ka thënë se veprimet e tij nuk përfaqësojnë pikëpamjet e kishës.

Stalini udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1924 deri më 1953 dhe mbikëqyri një regjim brutal që u përpoq të eliminonte fenë.

Sipas faqes ruse të lajmeve Sota, prifti pranoi se një numër i madh klerikësh u vranë gjatë pushtetit të Stalinit, raportoi BBC.

Edhe Prifti rus që udhëhoqi shërbimet përkujtimore të Navalnyt është ulur në detyrë Botë Prifti rus që udhëhoqi shërbimet përkujtimore të Navalnyt është ulur në detyrë

Llogariten dhjetëra mijëra klerikë në mesin e miliona njerëzve të vrarë gjatë regjimit komunist të Stalinit.

Megjithatë, ka një numër në rritje të rusëve që e kanë parë nga një kënd më pozitiv Stalinin në vitet e fundit. Presidenti Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë e kanë promovuar si liderin që udhëhoqi shtetin drejt fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.