Policia polake ka thënë se kanë gjetur dhe larguar në mënyrë të sigurt një mbetje nga një bombë super e madhe e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore nga qyteti lindor Bialystok.
Rreth 10,000 njerëz që u evakuuan gjatë operacionit të largimit të bombës, janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, raporton “BusinessInsider”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBomba gjermane 500-kilogramshe ST-500 është gjetur të enjten e kësaj jave gjatë një projekti rrugor. Ekspertët për largimin e bombave e ngarkuan atë në një kamion special të dielën dhe e dërguan në një poligon testues, ku planifikojnë ta shkatërrojnë, transmeton Koha.net.
Zëdhënësi i policisë lokale, Tomasz Krupa, thotë se largimi është kryer me sukses dhe banorët e Bialystokut, që u evakuuan në mëngjes, kanë marrë dritën jeshile për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.