Policia polake ka njoftuar për evakuimin e më shumë se 2,000 personave, pasi ka zbuluar një bombë të pashpërthyer të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë, transmeton AP.
Bomba është zbuluar në Lumin Oder në qytetin Glogow, zonë në jugperëndim të Polonisë, e cila ka qenë pjesë e Gjermanisë gjatë luftës.
Zyrtari përgjegjës për policinë në Glogow, Lukasz Szulikowski, i ka thënë agjencisë së lajmeve PAP, se autoritetet janë duke evakuuar 2,000 deri në 3,000 persona afër një shkolle, para se të fillojë largimi i bombës.
Ai ka thënë se bomba është zbuluar gjatë pastrimit të fundit të lumit.
Transmetuesi privat, TVN24, ka raportuar se kjo është bomba e katërt e periudhës së Luftës së Dytë Botërore që është gjetur në këtë rajon prej vitit të kaluar.
-
Shpërthen në Poloni bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Evakuohet Këlni pasi zbulohen tri bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore
-
Mijëra njerëz evakuohen në Koln të Gjermanisë shkaku i bombës së Luftës së Dytë Botërore
-
Bomba e Luftës së Dytë Botërore shkakton ndër evakuimet më të mëdha në Angli