Policia në lindje të Gjermanisë ka realizuar një seri të bastisjeve si pjesë e hetimeve për kërcënimet me vrasje të udhëheqësit të shtetit të Saksonisë nga kundërshtuesit e masave dhe vaksinimit.
Policia ka bërë të ditur se pesë lokacione në Dresden dhe një në afërsi të këtij qyteti, janë bastisur të mërkurën.
Bastisjet janë bërë si pjesë e hetimeve në lidhje me përgatitjet për vepra kriminale.
Hetimi policor ka nisur pasi një televizion gjerman ka raportuar se një grup në shërbimin e bisedave “Telegram” kishte diskutuar planet për vrasjen e udhëheqësit të Saksonisë dhe anëtarët tjetër të qeverisë.
Të dyshuar janë aktivistët e së djathtës ekstreme që në muajt e fundit kanë kundërshtuar vaksinimin në Gjermani.
Edhe
Qindra policë gjermanë bastisin grupe kriminale të të rinjve neonazistë në 12 shtete
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se minoriteti i vogël i ekstremistëve nuk do të lejohet që të vendosë qëllimet e veta në shoqërinë gjermane.
Saksonia në dy muajt e fundit është përballur me protesta kundër masave për mbrojtje nga koronavirusi. Ky shtet ka mesataren më të ulët të vaksinimit.
-
Tetë të arrestuar në Gjermani mbi dyshimet për komplot për krijimin e një regjimi nazist
-
Gjermania me pako masash për luftimin e rritjes së ekstremit të djathtë
-
Plani për dëbim, protesta masive kundër së djathtës ekstreme në Gjermani
-
Arrestohen 25 persona në Gjermani, dyshohen për tentim grusht shteti