Policia e ka qëlluar për vdekje një sulmues palestinez pasi provoi të therte me thikë një zyrtar policie në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, kanë njoftuar autoritetet izraelite.
Në një deklaratë të shkruar, policia ka njoftuar se sulmuesi iu ofrua zyrtarëve policorë, të stacionuar në Qytetin e Vjetër, dhe theri njërin prej tyre.
Policët kanë hapur zjarr dhe e qëlluan për vdekje sulmuesin, të identifikuar si një banor 19-vjeçar nga Jerusalemi lindor. Palestinezët kanë provuar edhe më parë të kryenin sulme me thika kundër policëve izraelitë.
Shumica e sulmeve nuk kanë pasur lidhje me grupet militante. Grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar policinë izraelite se po përdor forcë të tepruar për t’i neutralizuar sulmet me thika.
-
Plagoset një polic izraelit si pasojë e një sulmi me thikë në Jerusalem
-
Vritet sulmuesi palestinez që theri me thikë një ushtar izraelit në Jerusalem
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Theret me thikë një 66-vjeçar në Mitrovicë
-
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë në Izrael