Një polic izraelit është plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me thikë jashtë qytetit të vjetër të Jerusalemit, raporton “Associated Press”.
Policia ka njoftuar se sulmuesi, i cili u vra nga policia në vendngjarje, ishte shtetas turk.
Sulmi i dyshuar i së martës ndodhi në lindje të Jerusalemit, i cili banohet kryesisht nga palestinez dhe ku tensionet mes palestinezëve dhe policisë shpesh përshkallëzojnë.
Sulmet me thikë, përplasjet me makina dhe incidentet me të shtëna kundër izraelitëve janë shtuar, kryesisht në Bregun e pushtuar Perëndimor, por edhe në qytete dhe qyteza izraelite, që nga fillimi i luftës në Gaza.
-
Gjashtë të lënduar në një sulm me thikë në Izrael
-
Një i vdekur dhe një i plagosur nga një sulm me thikë në një qendër tregtare në Izrael
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Një i vrarë e dy të plagosur afër konsullatës së Izraelit në Stamboll
-
Gjashtë të vdekur nga sulmi në Jerusalem, Hamasi përgëzon sulmuesit