Gjatë një aksioni të përbashkët policia italiane dhe gjermane arrestuan një numër të pandehurish që i përkasin një klani të Cosa Nostrës siciliane, bën të ditur DW.
Në Romë morën pjesë në këtë aksion rreth 600 punonjës të njësive anti-mafia “Druso” dhe “Extra Fines”. Ata arrestuan 37 vetë. Në Këln policia arrestoi dy italianë. Ata akuzohen për tregti drogash dhe veprime kriminale në tregtinë e ushqimeve.
Kontaktet e mafies shkojnë deri në Duisburg
Të gjithë të arrestuarit duhet t'i përkasin klanit “Rinzivillo” të organizatës mafioze Cosa Nostra. Familja në fjalë me origjinë nga Gela e Sicilisë përpiqej të shtinte në dorë tregtinë e prodhimeve të peshkut në Romë, Milano dhe Gjermani.
Po ashtu anëtarët e klanit Rinzivillo kishin kontakte edhe me Antonio Strangion, pronarin e lokalit “Da Bruno” në Duisburg, ku në gusht 2007 pati gjatë të shtënave me armë gjashtë të vdekur.
Edhe
Arrestohen 130 anëtarë të mafisë siciliane
Sekuestrim pasurish në miliona
Goditja e suksesshme kundër klanit mafioz u bë e mundshme falë hetimeve prej disa vjetësh dhe bashkëpunimit mes prokurorive të Italisë dhe të Gjermanisë në Karlsruhe dhe Këln. Gjatë arrestimeve janë sekuestruar armë, drogë si dhe pasuri të patundshme dhe mallra në vlerë prej 11 milionë eurosh.
-
Lidhjet me “Ndranghetan”, arrestohen 56 persona në Itali dhe konfiskohen pasuri 250 mln euro
-
Policia italiane arreston 12 persona, mes tyre edhe anëtarë të “Ndranghetas”
-
Arrestohen 31 të dyshuar si pjesëtarë të ‘Ndranghetas pas një hetimi italiano-gjerman
-
Operacion i gjerë antimafia në Itali, 75 të arrestuar