Policia e Munihut tha se ka prishur një klan të madh hajdutësh, i cili, sipas vlerësimeve, mund të jetë përgjegjës për një të pestën e vjedhjeve në Gjermani.
Policia tha se banda kriminale mund të krahasohet me një "oktapod me këmbë në gjithë Evropën" dhe se pjesëtarët e saj janë të lidhur me gjak ose martesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetimet kanë nisur kur tri gra janë kapur duke bërë përpjekje për të hyrë në një pronë në Munih, në janar të vitit 2016.
Hetimet kanë çuar në arrestime në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani.
Reinhold Bergmann, komisionar i policisë për vjedhje të organizuara, tha se banda mund të ketë degë që operojnë edhe në vende të tjera, si: Belgjika, Franca dhe Italia.
Bergman tha se grupi ka shfrytëzuar kryesisht gra të reja për të kryer vjedhjet.
Policia tha se banda ka rreth 500 anëtarë dhe sistem hierarkik.