Policia gjermane ka nisur hetimet për një rast të tentim vrasjeje, pasi gjashtë persona janë dërguar në spital me dyshime se janë helmuar në Universitetin Teknik në Darmstadt, raporton BBC.
Të gjithë kishin ngrënë apo pirë nga një kuzhinë e vogël në kampusin Lichtwiese të universitetit.
Policia beson se i është shtuar një substancë e dëmshme në kartonin e qumështit apo ujë.
Hetuesit nuk kanë treguar se çfarë lloj helmi është gjetur, por thonë se e dinë për këtë.
Kimikati i përfshirë ka një erë të rëndë. Një student 30-vjeçar është dërguar në spital në gjendje kritike, por universiteti tha se të gjithë të prekurit janë duke u ndierë më mirë dhe dy pacientët e fundit pritet të lirohen sot nga spitali.
Policia tha se të paktën shtatë persona kanë shfaqur simptome të helmimit, e gjashtë prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.
-
Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri
-
Afro 30 nxënës të Mitrovicës kërkuan ndihmën mjekësore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi
-
Shpërthim në Gjermani, dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm
-
Një burrë sulmon me thikë studentët në një universitet në Gjermani
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve