Studentët në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në qytetin Hammer u tmerruan pasdites e së premtes, kur një burrë 34-vjeçar hyri në një sallë mësimi dhe sulmoi me thikë studentët, duke lënë katër persona të lënduar, tre gra dhe një mashkull. Njëra prej të lënduarve është në gjendje të rëndë, shkruan Bild.
Sipas Policisë, i dyshuari sulmoi studentët që ishin në rresht të parë, por u neutralizua nga studentët e tjerë, të cilët me këtë veprim bën që sulmi të mos përfundonte me fatalitet.
Studentët e mbajtën 34-vjeçarin deri sa ka ardhur policia, e cila më pas e arrestoi.
Ende nuk ka të dhëna se pse i dyshuari bëri një veprim të tillë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Gjermani, pesë të lënduar
-
Gjermani: Një mësuese theret me thikë, i dyshuari raportohet se është nga Kosova
-
21-vjeçari sulmon me thikë kolegët në Gjermani, një e vdekur
-
Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në Hamburg
-
Theren me thikë tre persona në Gjermani, arrestohet një shtetas i Kosovës