Disa persona janë lënduar nga një shpërthim të enjten në një objekt banimi në qytetin gjerman, Ratingen.
Policia ka thënë se në mesin e të lënduarve ka edhe policë.
Sipas gazetës Bild, shpërthimi duket se ka qenë i qëllimshëm dhe siç e ka quajtur, i fshehtë, pasi policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur për ndihmë të një personi në një prej apartamenteve në objekt, dhe kur ata kishin hapur derën kishte ndodhur shpërthimi. Raportohet se në banesë ishte derdhur benzinë.
Por, është ende e paqartë nëse dikush ia futi flakën benzinës apo nëse shpërthimi ndodhi pasi u hap dera.
Bild raportoi se shumica e viktimave që pësuan lëndime janë punonjës shpëtimi dhe policë.
Numër i madh policësh, forca speciale dhe helikopterë janë përreth vendit të ngjarjes.
-
Policia e Berlinit heton një zjarr në një nënstacion mes një sërë sulmesh ndaj rrjetit elektrik
-
Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Tre policë të vdekur nga një shpërthim në Itali që dyshohet të jetë i qëllimshëm
- Të shtëna e shpërthime të fuqishme në Munchen, një i vdekur