Policia gjermane ka përzënë pushuesit në një qendër skijimi pasi qindra prej tyre vërshuan Winterbergun, duke shkelur urdhrat e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi dhe për t’i respektuar masat e izolimit.
Të dielën, policia ka bllokuar qasjen në qytet për shkak të masave të rrepta që kanë nisur që prej 16 dhjetorit. Winterbergu në ditët e fundit është vërshuar nga pushues të shumtë. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se masat e izolimit janë thyer në 176 raste. Në 94 raste të tjera nuk është respektuar distanca dhe është thyer ndalesa e përdorimit të alkoolit në publik.
Gjermania më pesë janar pritet t’i vazhdojë masat e izolimit përtej 10 janarit për shkak se numri i rasteve është shumë i lartë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të vendosë për masat e reja, të cilat nuk dihet se sa do të zgjasin.
-
Gjermania heton tri raste të shtetasve të saj që u është mohuar hyrja në SHBA
-
Gjermania ashpërson masat para Vitit të Ri
-
Protestuesit përleshen me policinë në qytetin gjerman
-
Me gjithë protestat, gjermania miraton ligjin për izolim
-
Protestuesit vërshojnë rrugët derisa Gjermania debaton për Ligjin e izolimit