Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit përleshen me policinë në qytetin gjerman

Më shumë se tre mijë protestues janë përplasur me policinë në qytetin gjerman të Magdeburgut pasi protesta e jashtëligjshme u bë e dhunshme të hënën mbrëma. Kjo protestë nuk ishte regjistruar te autoritetet gjermane.

Shteti gjerman ka ndaluar tubimet e mëdha, sidomos për personat e pavaksinuar. Trazira nisi kur policia doli në vendin e ngjarjes për të shpërndarë protestën e jashtëligjshme.

Protestuesit kanë përdorur fishekzjarrë ndaj policisë që ka arrestuar dhjetëra prej protestuesve. Në javët e fundit, protestuesit janë takuar në disa qytete gjermane për të ashtuquajturat “shëtitje” sepse tubimet e mëdha me të pavaksinuar nuk janë lejuar.

Ani pse numri i rasteve me koronavirus ka rënë në javët e fundit, por ekspertët janë shqetësuar se shfaqja e variantit Omicron mund të përkeqësojë situatën në periudhën festive. Gjatë kësaj jave, kancelari Olaf Scholz pritet të ashpërsojë masat pas Kërshëndellave.

Ekspertët kanë thënë se varianti Omicron përhapet më lehtë sesa variantet e mëparshme. Studimet e hershme kanë treguar se të vaksinuarit duhet të marrin edhe dozën e tretë për të parandaluar infektimin me koronavirus.

Artikuj të ngjashëm