Policia birmane ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen ose në të kundërtën do të përballen me forcën, pak pasi që televizioni shtetëror sinjalizoi ndërmarrjen e veprimeve për shpërndarjen e turmave të ngritura kundër puçit dhe arrestimit të lideres së vendit. Me dhjetëra e mijëra persona vërshuan rrugët e qyteteve kryesore për të tretën ditë radhazi, në kundërshtim të kapjes së pushtetit nga ushtria. Policia ka përdorur të hënën topa uji për t’i shpërndarë protestuesit paqësorë në kryeqytet.
Gjeneralët në pushtet deri më tani janë përmbajtur nga përdorimi i forcës vdekjeprurëse, por kanë historik të gjatë të veprimit të dhunshëm në kohë trazirash. Thirrjet për pjesëmarrje në protesta dhe në mbështetje të fushatës për mosbindje civile janë shtuar që nga puçi i 1 shkurtit, që nxiti reagime ndërkombëtare. Në mbarë vendin, infermierët, mësuesit, shërbyesit civilë dhe murgjit u janë bashkuar protestave, duke bartur pankarte në të cilat shkruante “Thuaji jo diktaturës” dhe “Duam demokraci”.
-
Lufta e harruar që po shndërrohet në apokalips
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore
-
Rebelët në Birmani në tërheqje teksa ushtria forcohet me rekrutime të detyruara
-
Policia hedh ujë mbi protestuesit në natën e dytë të dhunës anti-emigracion në Irlandë të Veriut
-
Policia arreston 4 protestues në protestën e 1 Majit në Prishtinë