Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia në Birmani përdor plumba gome për të shpërndarë protestuesit

Policia në Birmani ka përdorur plumbat e gomës në protestat në kryeqendrën Nay Pyi Taw, ndërsa mijëra protestues nuk kanë përfillur ndalesën dhe kanë dalë në protesta.

Po ashtu kundër protestuesëve është përdorur edhe ujë e gaz lotsjellës, raporton BBC.

Një grua raportohet se është në spital në gjendje kritike, me plagë në kokë.

Protestuesit janë duke kundërshtuar grusht-shtetin, ku është larguar nga froni liderja Aung San Suu Kyi.

Është dita e katërt e protestave. Në Birmani janë ndaluar tubimet në masë dhe po ashtu është vendosur ora policore gjatë natës në disa qytete. Lideri ushtarak Min Aung Hlaing ka paralajmëruar se asnjëri nuk do të jetë mbi ligjin.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e lideres së zgjedhur Aung San Suu Kyi, si dhe liderët e lartë të partisë së saj NLD. Ajo është arrestuar kur ushtria ka marrë primatin.

Artikuj të ngjashëm