Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policët kërkonin t’ia shihnin votën, si u tërhoq zvarrë një qytetar në Rusi

Foto: Associated Press

Një tollovi u krijua në një qendër votimi në Shën Petersburg, pasi forcat policore besonin se një votues e fotografoi dhe e shqeu fletëvotimin. Reagimi i tyre ishte i ashpër, duke e tërhequr zvarrë votuesin me kërkesë që t'ia shihnin votën.

Sipas mediumit opozitar Nexta, votuesi rezistoi duke iu kujtuar fshehtësinë e votës. Policët e tërhoqën me forcë dhe tentuan t'i merrnin fletëvotimin.

Nuk u bë e ditur se si përfundoi ky incident pasi filmimi i momentit zgjati rreth një minutë. Gjatë kohës së votimit, policët i qëndronin mbi kokë qytetarit.

Procesi zgjedhor në Rusi është kritikuar dhe kundërshtuar nga vendet perëndimore, duke thënë se procesi ishte thellë i manipuluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka fituar mbi 87 për qind të votave, duke konfirmuar mandatin e tij të pestë.