Mykhailo Podolyak, këshilltari i shefit të zyrës së presidentit së Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se plani i vetëm i Rusisë është vrasja, shkatërrimi dhe djegia e tokave, “pa pasur asnjë shans për t’i pushtuar ato”.
Podolyak i reagoi të dielën raportit të Institutit Amerikan për Studimin e Luftës ku thuhet se president rus, Vladimir Putin, ka synim ta pushtojë Kharkivin dhe pjesë të tjera të papushtuara.
“Plani i vetëm i Rusisë është të vrasë, shkatërrojë, djegë tokat tona, pa pasur asnjë shans real për t'i marrë ato”, shkroi Podolyak në Twitter.
Instituti amerikan shtoi se Putini i ka gjasat e vogla ta pushtojë Kharkivin, bazuar në gjendjen aktuale të luftës.
Të dielën, Inteligjenca britanike deklaroi se Rusia e ka humbur 30 për qind të potencialit tokësor në luftë ndaj Ukrainës.
Edhe
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
Sipas raportit të Britanisë së Madhe, rreth 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që kur nisi pushtimi në Ukrainë, ndërsa janë shkatërruar 1.700 tanke e 4.000 automjete të blinduara luftarake.
-
Putini e sheh planin e paqes si pikënisje, i kërkon Ukrainës të tërhiqet
-
SHBA-ja dhe Rusia po hartojnë planin për fundin e luftës bazuar në kapitullimin e Ukrainës
-
Zelensky: Qëllimi i Putinit është ta mashtrojë Amerikën
-
“Putini synon kapitullimin e Ukrainës”, skenari amerikan për përfundimin e luftës