Tre ushtarë indianë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat kineze në Ladakh të rajonit të kontestuar të Kashmirit verior.
Ky trekëndësh ka në konflikt edhe Pakistanin me Indinë.
Ngjarja e rëndë erdhi në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ushtria indiane njoftoi përmes një deklarate se zyrtarë të lartë të ushtrive të të dyja vendeve janë duke e zhvilluar një takim për uljen e tensioneve, por nuk dha hollësi të tjera.
Vrasja e këtyre ushtarëve besohet të jetë rasti i parë në dekadat e fundit gjatë përleshjeve të armatosura mes dy fuqive të mëdha aziatike. /abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
Trupat indiane dhe kineze përleshen në kufirin mes tyre
-
Përplasje të reja mes trupave kineze dhe indiane në zonën kufitare
-
Kina dhe India tërheqin forcat nga pjesa kontestuese e kufirit
-
Përplasja e parë vdekjeprurëse pas 45 vjetësh mes Kinës dhe Indisë, mbi 20 ushtarë indianë të vrarë
-
India synon “zgjidhje të përhershme” të mosmarrëveshjeve kufitare me Kinën