Policia amerikane ka evakuuar disa dyqane në Tupelo të Mississippit të shtunën, pas kërcënimit të një piloti se do ta përplaste avionin në korporatën Walmart.
Sipas autoriteteve amerikane, piloti i avionit të vogël e ka marrë atë nga aeroporti i Tupelos rreth orës 5:00 sipas kohës lokale, dhe ka fluturuar me të mbi qytetin e vogël për orë të tëra, raportoi Daily Mail të shtunën.
Autoritetet kanë evakuuar zonën, duke larguar sa më shumë banorë që kanë mundur.
Departamenti i policisë i qytetit ka thënë se janë në kontakt me pilotin, i cili po kërcënon me përplasje të qëllimshme të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Egjiptianët përfshihen në incident me zyrtarë policorë
-
Trumpi kërcënon kontrollorët e trafikut ajror që braktisën punën
-
SHBA-ja përballet me ditën e dytë të ndërprerjeve të fluturimeve
-
SHBA-ja do të reduktojë fluturimet në 40 aeroporte, paralajmëron sekretari i Transportit
-
Të paktën shtatë të vdekur nga përplasja e një aeroplani në SHBA