Një pikturë murale për ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës serbe, Ratko Mladiç, është parë në rrugët "Njegoseva" dhe "Aleksa Nenadovica" në Beograd, raporton Danas.
Mladiq, që ndryshe njihet si "Kasapi i Bonjës" u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte, konkretisht për masakrën ndaj mbi 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë gjatë 1995-s.
“Mladiq përgjithmonë një hero serb”. “Padrejtësia e Hagës ndaj Mladiqit”, ishin disa prej raportimeve të mediave serbe pas dënimit të tij më 8 qershor të këtij viti.