Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Peshkatarët e Indonezisë shpëtojnë afro 100 refugjatë Rohingya

Peshkatarët indonezianë kanë shpëtuar afro 100 refugjatë Rohingya, përfshirë 79 gra dhe fëmijë në provincën Aceh, pasi që zyrtarët kishin thënë se do t’i kthejnë refugjatët përsëri në det, raporton Reuters.

Shtetet në Azinë Juglindore janë bërë edhe më shumë kundërshtuese sa i përket pranimit të barkave me refugjatë sepse kanë frikë nga koronavirusi, por peshkatarët e Aceh thanë për Reutersin se shpëtimi i refugjatëve ishte obligim moral, transmeton KOHA.

“Është çështje e të qenit humanë, pjesë e traditës sonë në komunitetin e peshkatarëve,” tha një peshkatar lokal Hamdani Yacob afër qytetit të Seunuddon në Acehun Veror. “Shpresojmë se katundi jonë do të kujdeset për refugjatët”.

Duke i ikur persekutimit në Myanmar dhe kampeve të refugjatëve në Bangladesh, Rohingya me vite kanë marrë barkat nga nëntori deri në prill, kur deti është i qetë, për të ikur në shtetet si Malaysia, Tajlanda dhe Indonezia.