Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Peshkaqeni shqyen rusin në Egjipt, turistët kapin momentin dramatik

Një rus ka vdekur pasi është shqyer nga peshkaqeni në brigjet egjiptiane në Detin e Kuq.

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se burri është vrarë pasi u sulmua nga peshkaqeni, dhe se më pas kanë kapur peshkaqenin dhe e kanë ekzaminuar në laborator për të përcaktuar arsyet për sulmin e rrallë, raportoi The Guardian. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çka u gjet në barkun e peshkaqenit, që e shqeu turistin 23-vjeçar në Egjipt

 

 

Një video nga rasti është shpërndarë dhe aty shihet burri që përpëlitet nëpër det dhe sulmohet vazhdimisht nga peshkaqeni deri kur tërhiqet poshtë ujit nga ai.

Njerëzit kishin tentuar ta shpëtonin, por nuk kishin mundur ta arrinin në momentin e duhur.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në rajonet bregdetare të Detit të Kuq. Më 2022, megjithatë, dy gra vdiqën nga sulmet e tyre.