Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çka u gjet në barkun e peshkaqenit, që e shqeu turistin 23-vjeçar në Egjipt

Autoritetet egjiptiane kapën peshkaqenin që vrau një turist rus ditë më parë, për qëllime studimi.

Në barkun e peshkaqenit tigër u gjetën vetëm koka, pjesa e sipërme e trupit dhe krahët e viktimës 23-vjeçar, i quajtur Vladimir, raportoi mediumi Blick.

Pas sulmit, peshkaqeni nuk iku nga “vendngjarja”, por qëndroi pranë bregut, duke ua mundësuar ekipeve me rrjeta ta kapnin atë. Pamjet e publikuara ishin tmerruese, derisa dëshmitarët treguan çka panë.

“Kur arrita te njeriu, uji ishte plot gjak. Pashë që s’kishte krahë dhe pastaj pashë peshkaqenin. E kuptova menjëherë se ai nuk mund të shpëtohej”, deklaroi Mohamed H, që ishte i pari person që u nis drejt ujit me qëllim që ta ndihmonte viktimën 23-vjeçar.

LEXO EDHE: Tri mënyra për t’i shpëtuar sulmit të peshkaqenit në mes të detit

Edhe Peshkaqeni shqyen rusin në Egjipt, turistët kapin momentin dramatik Botë Peshkaqeni shqyen rusin në Egjipt, turistët kapin momentin dramatik

Prindi i Vladimirit, tha se gjithçka ndodhi shpejt.

“Gjithçka ndodhi shpejt, fjalë për fjalë gjithsej 20 sekonda”, tha ai, teksa rrëfeu se i kishte blerë të birit një apartament në Egjipt për të mos shkuar në luftë në Ukrainë.