Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë viktima nga shpërthimi i zjarrit në Kaliforni

Pesë persona kanë vdekur sot nga flakët që përfshinë makinat e tyre në Kalifroninë e Veiut, derisa po tentonin të largoheshin nga Paradise, një qytet malor në veri të Sacramentos, i shkatërruar nga njëri prej tre zjarreve që shpërthyen në tërë shtetin, kanë bërë të ditur autoritetet vendase, raporton Reuters.

Gati 500 milje në jug, një zjarr i dytë që shpërtheu detyroi evakuimin e qytetit të Malibusë, transmeton Koha.net.

Zjarri, që shpërtheu të enjten, tashmë është trefishuar në madhësinë e 2838 hektarëve.

“Qyteti është shkatërruar, gjithçka është shkatërruar”, tha Scott Maclean, zëdhënës i Kalifornisë në Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri, duke iu referuar Paradise, e cila ka një popullsi prej 26,000 banorësh.