Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vrarë në një bllok apartamentesh në Kanada nga një person i armatosur

Pesë persona kanë vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një bllok banesash në Toronto në Kanada.

Policia iu përgjigj njoftimeve për të shtënat në ndërtesën në Vaughan rreth 30 kilometra, në veri të Torontos të dielën, duke vrarë të dyshuarin, shkruan BBC.

Një tjetër i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Autoritetet po hetojnë motivin, duke përfshirë një lidhje të mundshme mes personit të armatosur dhe viktimave.

Shefi i Policisë, Jim MacSween tha se oficerët e pranishëm u ndeshën me një “skenë të tmerrshme” me viktima të shumta të gjetura në banesa të ndryshme të ndërtesës.

MacSween tha se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun dhe policia e Yorkut tha se të evakuuarit mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Edhe Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto Botë Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në festivalin latin në Toronto

Ndërkohë që ka më pak të shtëna masive se fqinji i SHBA-së, Kanadaja, kohët e fundit ka parë një rritje të dhunës me armë, duke nxitur miratimin e legjislacionit për të ndaluar armët.

Në maj të vitit 2020, Kanadaja ndaloi 1500 lloje të armëve të zjarrit të tipit ushtarak ose sulmues, pasi një person i armatosur i maskuar si polic vrau 22 njerëz në Nova Scotia.