Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve në Francë

Dy helikopterë të ushtrisë janë përplasur në jug të Francës, duke vrarë pesë njerëz në bord, thanë zyrtarët.

Përplasja ka ndodhur pranë Liqenit Carces, në zonën Var, rreth 50 kilometra në veriperëndim të San Tropesë, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipet e shpëtimit thanë se kanë gjetur pesë trupat.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen.

Të dy helikopterët i përkisnin shkollës ushtarake Ealat, thanë zyrtarët.

Ajo trajnon pilotë për ushtrinë dhe shërbime të tjera ushtarake.

"Helikopterët janë përplasur. Në bordin e njërit kanë qenë tre pjesëtarë të ushtrisë, ndërsa në tjetrin dy. Të gjithë janë të vdekur", tha policia.