Pesë pacientë me COVID-19 në Mal të Zi kanë vdekur në 24 orët e fundit, derisa janë regjistruar 128 raste të reja pozitive, ka bërë të ditur Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi.
Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 163 si pasojë e COVID-19, kurse i të prekurve në 10.441.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 264 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3.558.
Autoritetet në Mal të Zi kanë paralajmëruar ashpërsimin e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së shkallës së infektimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur dhe 478 të infektuar brenda 24 orëve në Mal të Zi
-
Shtatë të vdekur dhe 454 persona në 24 orët e fundit në Malin e Zi
-
Nëntë të vdekur e 619 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi
-
491 raste të reja dhe 6 viktima me koronavirus në Mal të Zi
-
Në Mal të Zi, 7 të vdekur e gati 500 raste pozitive me COVID-19