Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur e dy të zhdukur nga rrëzimi i helikopterit në Itali

Pesë njerëz kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë ende të zhdukur, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Toskanë të Italisë, të enjten.

Trupat e pesë të vdekurve janë gjetur të shtunën, dy ditë pas aksidentit, raportoi The Independent.

Guvernatori i rajonit, Eugenio Giani, ka thënë se helikopteri është rrëzuar në një zonë malore ndërmjet Toskanës dhe Emilia Romagnas të enjten.

Helikopteri u ngrit nga Lucca në Toskana dhe po shkonte drejt qytetit verior të Trevisos kur u zhduk nga ekranet e radarëve pasi e goditi moti i keq mbi një zonë kodrinore dhe të pyllëzuar.

Shtatë persona ishin në bordin e helikopterit, duke përfshirë katër biznesmenë turq që punonin për “Eczacibasi Consumer Products”, një degë e grupit të madh industrial turk “Eczacibasi”.

Edhe Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali Botë Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali

Ata kishin marrë pjesë në një panair të teknologjisë së letrës në Itali, tha kompania në një deklaratë.

Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve NNA, dy pasagjerët e tjerë ishin libanezë.